Ngjarjet e datës 24 dhjetor

Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist mbi kanalin e Ibër Lepenc. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:30)
Dogana e Kosovës mban konferencë për media për fundvit. (Drejtoria e Përgjithshme e Doganës së Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)
Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) organizon protestë me punëtorë të KEK-ut. (Para zyrave qendrore të KEK-ut, Prishtinë sheshi “Nëna Terëzë”, ora 11:00)
Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mban konferencë vjetore për media, në të cilën do të prezantohen aktivitetet, arritjet dhe sfidat e Agjencisë për vitin 2025.( Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), MPB, në adresën Rr. Dëshmorët e Gollakut 483, Hajvali, ora 11:00)
Me rastin e Festës së Krishtlindjes, organizohen pritje solemne në Qendrën “BogdaniPolis”. (Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 18:00)
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, mban tubim elektoral në Klinë. (Shtëpia e Kulturës “Jehona Dukagjnit” në Klinë, ora 18:00)
Me rastin e Festës së Krishtlindjes, mbahet Mesha e Krishtlindjes. Meshën do ta udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. (Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 24:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?