Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare të 23 qershorit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10.00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin analitik: “Korrupsioni në prokurimin publik”. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 11:00-11:30)

Komisioni për Qeverisje Lokale shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11.00)

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji për gjendjen në arsimin e lartë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës miraton planin e punës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11.00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë, ora 11.00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13.00)

Komuna e Rahovecit mban debat publik për kornizën afatmesme buxhetore për vitin fiskal 2021. (Salla e mbledhjeve të KK Rahovec, ora 14.00)

Inaugurohet shtatorja e heroit të kombit, Abdullah Tahiri. (Afër Kazermës së FSK-së në Gjilan, ora 16.00)

Hapet ekspozita “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit-2020”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 20.00)