Ngjarjet e datës 26 maj 2021

 

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me drejtorët komunalë do të bëjnë homazhe pranë varezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 22 vjetorit të masakrës së Tususit. (Lagja e Trimave, Prizren) 10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 10:00

Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere raportojnë përfaqësues të Bankës Qendrore. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) 10:00

Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom) 10:00

D4D lanson hulumtimin “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perendimor”. (Hotel “Sirius”) 10:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takohet me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku. (Objekti i Qeverisë) 11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 11:00

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin vjetor të performances së Zyrës Kombëtare dhe Raportit të auditimit, i ftuar auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) 11:00

Kryetari i Ulqinit,  Aleksandër Daboviq, mban diskutim për hapjen e turizmit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 11:00

Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën për medie. (Zyra e PDK-së, Prizren) 11:00

Në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, Rashkë, prezantohet përmbledhje e aktiviteteve gërmuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion. (Kizhevak, Serbi) 12:00.

Back to top button