Lamborghini nga kartoni shitet për 10 mijë dollarë
Një Lamborghini i bërë nga kartoni, punuar nga ylli i Youtubes, David Jones, është shitur për më shumë se 10 mijë dollarë dhe e gjithë shuma e fituar është dhuruar për bamirësi.
Jones gjeti një model të ngjashëm në Youtube dhe e ridizajnoi të tijën shumë herë më të madhe, me 1.65m gjerësi dhe 3,78m gjatësi.
Ndërkohë që krijuesi i Lamborghinit prej kartoni tha se priste çmimin të shkonte deri në 50 dollarë dhe jo më shumë./21Media