Ngjarjet e datës 27 janar

Këshilli i Specializantëve do të mbajë protestë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë), 10:00.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e tretë të rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, Shtëpia e Bardhë), 10:00.
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme me rend dite: Debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit), 11:00.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, se bashku me kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina, dhe disa prej drejtorëve të Komunës së Prishtinës, vizitojnë Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës kundër regjimit serb. (Muzeu “Shtëpitë-Shkolla”, Kodra e Trimave, Prishtinë), 12:00.
Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencë lidhur me situatën energjetike në vend. Me këtë rast do të prezantohet një analizë e propozimit të ZRRE-së, rekomandimin e INDEP me komentet për strukturën e re tarifore të energjisë elektrike dhe çmimet e reja që INDEP propozon për energji dërguar ZRRE-së. (Zyrat e INDEP, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë), 14:00.
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë 9 pika, përfshirë ndryshim-plotësimi i Ligjit për Ndihmën Juridike Falas, debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021 etj. (Kuvendi i Kosovës), 15:00.
Back to top button