​Mauro Zarate drejt rikthimit në Serie-A

 
E ardhmja e Mauro Zarates mund të jetë në Itali dhe në Serinë A. Ish-sulmuesi argjentinas i Interit, i cili është lojtar i lirë, pas përvojës së tij në Atletico-MG, në Brazil, është në kërkim të një aventure të re.
Sipas raportimeve të gazetës argjentinase ‘Olé’, Salernitana është në gjurmët e Zarates me drejtorin e ri sportiv Ëalter Sabatini i cili dëshiron ta bindë atë të kthehet në Itali.
Argjentinasi tashmë ka refuzuar një ofertë nga Gimnasia, e cila synon ta rikthejë në Argjentinë. Ai në të kaluarën, përveq Interi, ka luajtur edhe për Lazion në kampionatin italian.

Back to top button