Vdiq një 30-vjeçar në një aksident trafiku në Podujevë

Një 30-vjeçar ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Podujevë- Merdare.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident.
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.
Borovci po ashtu ka njoftuar se deri në përfundim të këqyrjes së ngjarjes, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për qarkull të automjeteve dhe ka lutur qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Back to top button