Ngjarjet e datës 30 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili viziton Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me ç’rast do të përurojë repartin e ri të radiologjisë dhe blerjen e CT-së së re. (Ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së bëhen homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz. (Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencën e fundvitit. (Zyra e kryetarit këndi i konferencave, Gjilan, ora 11:00)

OJQ “Thirrjet e Nënave” Gjakovë organizon konferencë për media me rastin e fundvitit. (Zyra e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Gjakovë, ora 11:00)

Mbahet tubimi publik me qytetarët e komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal Istog kati 3, ora 11.00)

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, mban takim me qytetarë. (Salla e Kuvendit Komunal Obiliq, ora 16.00)

OVLUÇK shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së. (Hotel ‘Venus” Prishtinë, ora 18.30)

Back to top button