Ngjarjet e datës 6 korrik
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (KGJK në Prishtinë, ora 09:00)
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”. (Hotel Çarshia e Jupave, Gjakovë, ora 9:30)
Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës së Tranzitit dhe Rehabilitimi i rrugës Shtime-Lipjan. I pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. (Rrethi në hyrje të Shtimes, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozimin e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 11:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
Akademi Përkujtimore në nderim të 25-vjetorit të Betejës së Loxhës. (Kinema “Jusuf Gervalla” në Pejë, ora 12:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00)
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, organizon pritje për nder të 247-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kompleksi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ora 18:30)
Transmetohet filmi i Nahide Deniz për Mustafa Kemal Atatürk-un. (Prizren, ora 20:30)