Arrestohet një 58-vjeçar për tentim vrasje, i sekuestrohen armë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë të mërkurën, me dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet B.S., ka kryer veprën penale në fjalë në fshatin Bajqinë.
Pas arrestimit të 58-vjeçarit, në cilësinë e provave të materiale janë sekuestruar një revole, një gëzhojë dhe mjete të tjera të forta.
“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale ‘Vrasje në Tentativë”, thuhet në njoftim.
Policia shtoi se hetimet po vazhdojnë./21Media