​Ngjarjet e datës 8 maj

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq merr pjesë në vënien e gur themelit të shtëpisë për familjen e Senad Hotovicit në fshatin Dubrushë, Komuna e Istogut. (Ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në 23 vjetorin të vrasjes së Ekrem Rexhës – Komandant Drinit, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Ora 10:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna mban konferencë për media me rastin e vizitës së kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë,. Branko Azeski në OEK, për të diskutuar iniciativat e reja të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal. (Objekti i OEK, ora 13:00)

Baleti Kombëtar i Kosovës organizon promovimin e monografisë për balerinin dhe ish-drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj “Fisniku i baletit”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Back to top button