Ngjarjet e datës 9 nëntor

10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim i Projektligjit nr.08/L-058 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-074 për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
13:00
Organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. (Në objektin e MKRS-së)
14:30
Komisioni për Integrim Evropian organizon tryezë diskutimi me temën: “Raporti i BE-së për Kosovën”. Merr pjesë ambasadori i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, dhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506).

Back to top button