Ngjarjet e ditës: 20 janar 2023
09:30
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon hapjen solemne të “Garës së Kuzhinierëve”. (Klan Arena, Prishtinë)
10:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) publikon analizën “Shërbimet Sociale në Komuna – Trendët e Financimit 2010 – 2023”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)