Ngritet aktakuzë ndaj 5 personave për ”krim të organizuar”

 

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve T. S, A. B, S. R, F.R  dhe A .Rr., për shkak të dyshimit se të njëjtit aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtari kriminale të grupit.

Të dyshuarit kanë kryer veprat penale ”Krim i organizua”, në lidhshmëri edhe me veprën ”Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, bëhet e ditur në komunikatë

”Ndërkaq, të dyshuarit  A.B i është bashkangjitur edhe një vepër tjetër penale pasi që i njëjti, ka mbajtur në pronësi dhe në kontroll, një armë gjahu, dy tytëshe dhe 32 fishekë të kalibrave të ndryshëm në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla të cilat janë konfiskuar nga Policia e Kosovës. Kështu i akuzuari ka kryer veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button