Ngritet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë

I pandehuri gjendet në paraburgim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale Ç.J, i nacionalitetit serb, me vendbanim në Serbi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se i pandehuri Ç.J, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në territorin e Komunës së Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare ka aplikuar masat e torturimit ndaj personave civil, të dëmtuarve Z.M, N.F dhe N.C.
Gjithashtu, kjo prokurori ka njoftuar se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë, të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.
I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës./21Media

Back to top button