Ngritet aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet I.B, i nacionalitetit rom, nga Komuna e Klinës.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit I.B, është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

“I pandehuri I.B, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ju bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe si pjesëtar e grupit, vazhdimisht kishte marr pjesë në plaçkitjen e popullsinë civile dhe shtëpive të tyre duke u marr sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve. Gjithashtu, i njëjti kishte marr pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç ‘rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K, si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marr pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas këtij njoftimi hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

I pandehuri gjendet në arrati.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për fillimin e gjykimit në mungesë pasi që janë plotësuar kushtet ligjore nga nenin 234 paragrafi 2 i KPP-së./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button