Maroku e mbyll me fitore ndeshjen kundër Belgjikës

(Lajm i përditësuar)
Maroku e mbyll me fitore ndeshjen kundër Belgjikës
Maroku ka fituar në përballje kundër Belgjikës, me rezultat prej 2-0.
Në orë 17:00 takohen Kroacia dhe Kanada.
Maroku dyfishon epërsinë ndaj Belgjikës
Maroku ka dyfishuar epërsinë ndaj Belgjikës në minutat e fundit të kësaj ndeshjeje.
Aboukhlal shënoi golin e dytë për kombëtaren e Marokut.
Maroku kalon në epërsi ndaj Belgjikës
Maroku ka kaluar në epërsi ndaj Belgjikës.
Goli u realizua nga Sabiri.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Belgjikës dhe Marokut
Ka përfunduar pjesa e parë mes Belgjikës dhe Marokut, me rezultat 0-0.
Golin e Hakim Ziyech e anuloi gjyqtari për pozitë jashtë loje. Goli i tij në fund të pjesës së parë u anulua përmes rishikimit të situatës nga VAR.
Nis përballja mes Belgjikës dhe Marokut
Ka nisur ndeshja mes Belgjikës dhe Marokut në kuadër të Botërorit të këtij viti, në Katar.
Belgjika e Maroku janë në grupin F. Ndeshja e parë e ditës së sotme ishte ajo mes Kosta Rikës dhe Japonisë, ku Kosta Rika e mbylli me fitore me rezultat minimal prej 1-0.
Në orën 17:00 takohen Kroacia dhe Kanada, në orën 20:00 takohen Gjermania dhe Spanja./21Media

Back to top button