“Dita e Hapur” e FSK-së, Osmani në kazermën “Adem Jashari”

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, kanë organizuar sot “Ditën e Hapur”, ngjarje kjo në të cilën po merr pjesë edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, po marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vend.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button