Nis takimi i Hotit me delegacionin e SHBA-së

 

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij priti sot në Qeveri emisarin special amerikan, Richard Grenellin.

Grenell është së bashku me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që tashmë arriti në Qeverinë e Kosovës, ku u prit nga kryeministri Hoti.

Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

Gjatë ditës, delegacioni amerikan qëndroi për vizitë në Greqi, ndërsa nesër do të shkojë për vizitë në Serbi dhe më pas edhe në Izrael.

Delegacioni i qeverisë amerikane udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC), Adam Boehler.

Back to top button