Nisi mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri
Sot në Elbasan po mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.
Fokusi i dy kabineteve qeveritare do të jetë thellimi i bashkëpunimit në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.
Për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut, kësaj radhe nuk pati pritje solemne të kabinetit qeveritar nga Kosova.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve pritet të ketë konferencë për medie nga kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij Edi Rama./21Media