Rama: Do të fillojmë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë që po mbahet në Elbasan, ka numëruar disa marrëveshje që do të nënshkruhen përfshirë edhe memorandumin e bashkëpunimit për të filluar studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Është një tjetër prioritet i rëndësishëm, pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës nga ana jonë ne nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi siç patëm dakordësuar për të filluar studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë është një ëndërr e kahershme, por sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar që hedhim një hap konkret”, ka thënë Rama.
Rama tutje u shpreh se të diplomuarit nga dy shtetet do të kenë mundësi të bëjnë verifikim të diplomave në mënyrë elektronike.
Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë./21Media

Back to top button