Nisi peticioni për pranimin e Kosovës në Eurovision

 

Ka nisur një peticion që Kosova vitin e ardhshëm të pranohet në festivalin evropian të këngës, “Eurovision”. Albert Limani e ka nisur këtë peticion në EBU (Unioni Evropian i Transmetimeve), Eurovision Song Contest EBU.

“Kosova meriton të jetë pjesë e Konkursit të Këngës Eurovision. Kosova është pjesë e Evropës dhe duhet të jetë pjesë e vlerave evropiane. Kosova tashmë është pjesë e organizatave të tilla si; UEFA, FIFA dhe Lojërat Olimpike dhe është radha e EBU për të hapur dyert për Kosovën.”, është bërë e ditur në peticion.

Ndër të tjera është theksuar se “Kosova ka dëshmuar se ka potencial për të prezantuar në Eurovision, kujtojmë përfaqësimet e suksesshme të këngëtarëve kosovarë për vendet e tjera në Eurovision si: Rona Nishliu (2012), Lindita Halimi (2017), Gjon Muharremaj (2021) etj.”

Peticionin për pranimin e Kosovës në Eurovizione deri tani e kanë nënshkruar 243 persona. Për ta nënshkruar peticionin klikoni këtu.

Ndryshe, sivjet Italia ka fituar Eurovisionin 2021. Vendin e tretë e ka fituar Zvicrës, që është përfaqësuar nga këngëtari shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears. Ndërsa, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma” është rënditur e 21-ta./21Media

Back to top button