Nisma: Kemi rritje mbi 40%

Limaj ka thënë se po punohet që sa më shpejt të formohet qeveria e re

Nisma e për Kosovën, pas takimit të kryesisë që ka mbajtur sot, ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 qershorit kanë pasur rritje mbi 40%, i cili rezultat ua mundëson që të jenë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me së paku 8 deputetë.

NISMA përmes një komunikate ka falënderuar strukturat e saj për suksesin në zgjedhjet e fundit si dhe qytetarët e Kosovës, institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

”Shumica e qytetarëve të Kosovës e nxori fitues dhe ja dha besimin koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe tani kandidati i koalicionit për kryeministër z.Haradinaj e ka edhe besimin qytetar dhe të drejtën kushtetuese për të formuar qeveri në. Në këtë mbledhje të kryesisë së NISMA-s, në mënyre të veçante u vlerësua rezultati i shkëlqyeshëm i NISMA për Kosovën. Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet. Kjo rritje e rezultatit të NISMA-s ka kontribuar në fitoren e koalicionit tonë, prandaj kryetari Limaj falënderoj anëtarët e kryesisë kryetarët e degëve, strukturat dhe të gjithë ata qindra e mijëra aktiviste e votues anë e kënd Kosovës dhe në diasporë të cilët nuk kursyen angazhimin e tyre për ti ja sjellë këtë rezultat të mirë NISMA-s”, bëhet e ditur në komunikatën e Nisma-s.

Siç njoftohet Limaj ka theksuar se po punohet që sa më shpejte pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit. ”Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve vlerësuan angazhimin vizionar të kryetarit Limaj dhe i dhanë mbështetje të fuqishme , për të vazhduar në këtë frymë në arritjen e objektivave tona”, njoftohet më tutje në komunikatë./21Media

Back to top button