Nisma në Deçan: Ndryshimet në qeverisjen komunale, dështim i kryetarit

“Dështimet në premtimet e tij si Kryetar i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mundohet të ju hedhë të tjerëve”

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar ndaj fillimit të lirimeve nga detyra të drejtorëve të Drejtorive në Komunën e Deçanit nga ana e Kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj.

“Heqja e drejtorëve të cilët e kanë kryer me sukses punën e tyre (siç është rasti me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Qazim Maloku dhe Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës Faik Doda), është e pa pranueshme. Dështimet në premtimet e tij si Kryetar i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mundohet të ju hedhë të tjerëve”, bëhet e ditur në reagim.

Po ashtu, Nisma Socialdemokrate ka konsideruar së këto lëvizje brenda strukturës drejtuese në Komunën e Deçanit nuk janë asgjë tjetër vetëm dështim në qeverisje në Komunën e Deçanit.

“Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, është e bindur së Kryetari Ramosaj, këto ndryshime është duke i bërë më qëllim të goditjes së rivalëve të tij politik që ka brenda subjektit të cilit ata i takojnë (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan)”, theksohet në fund të komunikatës.

Back to top button