Nissan prodhon veturë mini për dërgim të pjatave në restorant

 
Kompana japoneze për prodhimin e veturave Nissan ka prodhuar një veturë të re, më unike se të tjerat. Kjo ngase është shumë e vogël në krahasim me të tjerat, pasi që u ndërtua për një qëllim të caktuar.
Vetura-mini u projektua që të dërgojë pjatat me ushqime tek klientët në restorant, pa derdhur asnjë pikë nga to.
Vetura mini u ndërtua me një tabaka të sheshtë mbi të, ku qëndron pjata me supë, ndërkohë që dy motorë elektrik kontrollojnë rrotat e para dhe të pasme.
Për ndërtimin e saj u shfrytëzua teknologjia e cila shfrytëzohet edhe për ndërtim të veturave të zakonshme Nissan, që quhet 4ORCE.
Kjo teknologji ia mundëson veturës të mos lëkundet, në mënyrë që ngasja e saj të bëhet në mënyrë sa më të rehatshme.
Vetura mini Nissan ka madhësinë sa të një kutie këpucësh.
Nuk është bërë e ditur se sa kushton, apo nëse do të dalë në treg së shpejti, megjithatë ajo është mirëpritur nga dashmirët e veturave në rrjetet sociale.
Vetura mini e Nissan nuk është e vetmja dedikuar ndihmës për ushqime që u prezantua këto ditë.
Po ashtu një ekip zviceran ndërtoi robotin e quajtur Bouebot. Ky robot, projekti për të cilin kushtoi 325 mijë dollarë, pa problem rrah djathin të cilin e kthen në gjendje të lëngshme.
Kështu, ai merr copa buke dhe i zhyt në, e këtë e bën për tua prezantuar klientëve aftësinë e tij për atë që është zhvilluar./21Media

Back to top button