Nitaj: Kryeministri të tregojë se çfarë ka ndodhur dje në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj deklaroi për portalin rtv21.tv se me Serbinë duhet të insistohet për një marrëveshje të madhe. E kjo sipas tij duhet të bëhet me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Por, kjo nuk nënkupton që ky dialog të vazhdojë pafundësisht, e të bëhët zhurmë e madhe e në fund të arrihen disa marrëveshje të vogla e për cështje teknike që, as nuk po e zgjidhin problemin e në të shumë raste as nuk po respektohen. Me Serbinë duhet të insistohet vetëm arritja e marrëveshjes së madhe, “Big Fix” dhe kjo nuk arrihet pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shtetve të Bashkuara.”, tha Nitaj.
Ai tutje  shtoi e çështjet tjera më të vogla, do të mund të zgjidheshin sipas një agjende kohore të dakorduar paraprakisht e me garancinë e ShBA-së dhe BE-së.
“Kosova nuk e ka komoditetin që duke diskutuar për cështje teknike, ta shtyjë ne pafundësi marrëveshjen e madhe për njohje.
Sa i përket takimit të djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Nitaj kërkoi që Kurti t’i tregojë publikisht detajet e këtij takimi.”, deklaroi ai për portalin rtv21.tv
Sa i përket takimit të djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Nitaj kërkoi që  Kurti t’i tregojë publikisht detajet e këtij takimi.
“KM është i obliguar qe ta njoftoje opinionin publik për detajet, në mënyre qe dihet se çfarë krejt ka ndodhur atje!”, tha ai.
Qeveria  Kosovës disa orë pas takimit ka dalë me vetëm një komunikatë për media.  Kanë treguar se ishin dy tema që janë diskutuar. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Albin Kurti, kurse sipas njoftimit tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë.
Kurse, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar dje se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel, nuk ishte takim i rregullt. Borrell ka theksuar se ka dallime të mirënjohura mes Kurtit dhe Vuçiq, në këndvështrimin për statusin përfundimtar, por janë pajtuar të vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta për të shkuar më shpejt drejt normalizimit. Diskutimet, sipas tij, do të rrifillojnë në ditët në vijim./21Media

Back to top button