Kaloni te përmbajtja kryesore

Një 26-vjeçar ra nga ndërtesa, pësoi lëndime në kokë

 

Një punëtor ndërtimi ka rënë nga një pallat në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. 26-vjeçari është lënduar në kokë, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 20.08.2020, rreth orës 20:16, tek “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button