Pas rikthimit në vendin e punës Hoti mbledh Qeverisë
21 Gusht 2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do ta udhëheq mbledhjen e qeverisë ku do të jetë i pranishëm fizikisht për herë të parë pas shërimit nga koronavirusi.
Mbledhja e qeverisë do të fillojë në ora 11:00, ndërsa nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen.
Kujtojmë se kur kryeministri Hoti rezultoi pozitiv me Covid-19, punën e vazhdoi nga shtëpia duke mbajtur mbledhje virtuale ./21Media