Një 27 vjeçar dhe një 21 vjeçar u arrestuan për “vjedhje të rëndë”
12 Shkurt 2021
Policia sot informoi se dy persona u arrestuan për një “vjedhje të rëndë”, që ndodhi më 14 janar 2021. Policia dje arriti tё identifikojnё dhe arrestojё tё dyshuarit: B. H. i lindur më 1994 dhe E. H. i lindur më 2000.
“Stacioni Policor në Pejë, me datë 14.01.2021, është informuar se në rrugën ‘Xhevdet Hoti’ në Pejë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.Persona të dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë te kundërligjshme, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë kontrolluar e demoluar pothuajse tërë shtëpinë, ku nga aty kanë vjedhur sende të ndryshme dhe një shumë të parave. Hetuesit e Stacionit Policorë nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve.”, informoi policia përmes komunikatës.
Të dyshuarit dyshohet se edhe me dy persona të tjerë kanë kryer edhe vepra të tjera penale: ‘grabitje’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje’.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./21Media