Sulmi në Danimarkë, 13 të arrestuar
Trembëdhjetë persona u arrestuan në Danimarkë me akuzat e përpjekjes për të bërë pajisje shpërthyese dhe për planifikimin e sulmeve terroriste, njoftoi sot policia, pas një veprimi të përbashkët me kolegët nga Gjermania.
Përbërësit për prodhimin e pajisjeve shpërthyese dhe armëve u gjetën në arrestimet, raporton Reuters.
“Ne besojmë se individët kishin qëllimin dhe kapacitetin për të kryer sulme terroriste në Danimarkë”, tha policia daneze përmes një deklarate.
Shtatë persona u arrestuan për planifikimin e terrorizmit dhe gjashtë persona të tjerë të lidhur me atë rast dhe tani është përcaktuar se ata ishin gjithashtu pjesë e grupit që planifikoi sulmet.
Në të njëjtën kohë, një person lidhur me këtë rast u arrestua në Gjermani.