Një 34 vjeçar humb jetën në banjën e Elbasanit
Një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se ai ka qenë në shoqërinë e një miku të tij.
Ata kanë udhëtuar nga Tiranë, drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë llixhave kanë hyrë për tu larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura.
Raportohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.
“Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital” njoftoi policia.
Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë./oranews