Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një person 39-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prizren
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka bërë të ditur se vdekja e 39-vjeçarit është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Një burrë i moshës i lindur në vitin 1983 është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prizren. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.
Policia së bashku me prokurorinë rastin po e trajtojnë si “hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button