Rikthehet Xeni me baladën “Gabimi falet”

“Gabimi falet” , mban titullin balada, e cila vjen e interpretuar nga zëri unik i këngëtarit të shquar të muzikës popullore, Shkelzen Jetshi.
Kjo këngë u lansua sonte, ndërsa për vargjet dhe muzikën u përkujdes Ilir Berani, shkruan portali rtv21.tv
Ndonëse muaj më parë, Jetishi tregoi se pati problem shëndetësor që atakoi zërin e tij, problemi u evitua pas një intervenimi që bëri në Turqi konkretisht në Izmir. Ai në një intervistë televizive pranoi se paraqitjet e gjata live ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore duke e detyruar t’i nënshtrohet këtij intervenimi kirugjk.
Ashtu sic ka thënë edhe vet, ndoshta më nuk do të ketë paraqitje mbi 5- 6 orë live, por një gjë është  sigurt, Xeni do të jetë prapë aktiv për dashamirësit e muzikës së tij, e këtë po e dëshmon edhe publikimi i fundit./21Media

 

Back to top button