Kaloni te përmbajtja kryesore

Një 66-vjeçar gjendet pa shenja jete në Kuçicë të Skenderajt

Sot rreth orës 16:30, është gjetur pa shenja jete një person i moshës 66-vjeçare në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave të rastit.
“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka njoftuar Zahiti.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button