Një 9 vjeçare nga Skënderaj goditet nga vetura

Sonte rreth orës 17:20 në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një këmbësori, ku si pasojë këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se viktima është e moshës 9 vjeçare.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button