Gjermania prezantoi masa më të rrepta, s’ka festime masive të Vitit të Ri

Qeveria gjermane dhe ajo federale ranë dakord sot për të shtrënguar masat kundër përhapjes së koronavirusit në Gjermani, të cilat përfshijnë kufizimin e kontakteve dhe ndalimin e tubimeve masive, veçanërisht në ngjarjet sportive.
“Kjo nuk është koha për festa masive të Vitit të Ri”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz pas një takimi të qeverive federale dhe provinciale, në të cilin u ra dakord për masa të reja përveç atyre tashmë në fuqi.
Ndalohen gjarjet me një numër të madh njerëzish, si garat sportive dhe ngjarjet kulturore. Klubet dhe diskotekat po mbyllen dhe tubimet e vallëzimit janë të ndaluara.
Masat për kufizimin e aksesit në vendin e punës dhe transportin publik vetëm për personat e vaksinuar, ata që kanë pasur koronavirus ose teste negative, si dhe masat e aksesit me pakicë vetëm për personat e vaksinuar ose ata që kanë pasur koronavirus, të cilat nuk përfshijnë tregtinë, mbeten në fuqi.
Mbetet në fuqi edhe ndalimi i shitjes së mjeteve piroteknike.
”Pandemia nuk po shkon aq shpejt sa kishim shpresuar”, tha Scholz, i cili shtoi se Gjermania është në një fazë të ndërmjetme për sa i përket situatës epidemiologjike dhe se pritet një rritje e menjëhershme e infeksioneve të reja për shkak të variantit omicron të koronavirusit.
“Të gjithë jemi të ngopur me gjithçka dhe të gjithë jemi të lodhur nga kjo pandemi. Por virusi nuk di për pushimet gjatë festave të Krishtlindjeve”, tha tutje Scholz.

Back to top button