Rasti ”Karaçeva”, arrestohen dy persona

Policia ka bërë të ditur se sot janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilin kanë qenë në kërkim policor, për veprën penale ”Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në rastin e Fshatit Karaçevë, komuna e Dardanës.
”Në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme”, ka informuar policia.
Pas intervistimit, në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të avokateve mbrojtës, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Lidhur me këtë rast, hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave të tjerë./21Media

Back to top button