Një anije plot me “Porshe” dhe “VW” digjet në mes të Atlantikut

Një anije që transportonte makina nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshi nga flakët në Oqeanin Atlantik të mërkurën, duke detyruar 22 anëtarët e ekuipazhit të braktisin anijen dhe ta lënë atë që të digjej.
Anija pothuajse 650 këmbë e gjatë “Felicity Ace” është e aftë të mbajë 4000 makina dhe ishte e ngarkuar me “Porshe” dhe “Volkswagen”.
Marina portugeze shpëtoi të gjithë 22 anëtarët e ekuipazhit nga anija, e cila ishte planifikuar të mbërrinte në Davisville, RI, më 23 shkurt. Ekuipazhi u dërgua me helikopter në ishullin Faial në Azores, raportoi Associated Press . Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u lëndua, transmeton rtv21.tv.
Që nga e enjtja, zjarri është ende aktiv në anije, njoftoi marina portugeze.
Grupi Volkswagen tha në një deklaratë për AP se “Felicity Ace” po transportonte në SHBA “automjete që prodhonte autoprodhuesi gjerman”.
Kompania nuk pranoi të komentojë më tej mbi efektin që zjarri mund të ketë tek klientët në SHBA ose vetë grupi i automobilave.
Një zëdhënës i “Porsche Cars America North” tha për NBC Bay Area në Kaliforni, se prodhuesi është në kontakt me kompaninë e transportit, pasi një numër i makinave të saj janë në mesin e ngarkesave.
Pronari i anijes po organizon një tërheqje oqeanike, por zëdhënësi i marinës portugeze Cmdr. José Sousa Luís tha se anija nuk ka gjasa të tërhiqet në një port në Azores për shkak të madhësisë së saj./21Media

Back to top button