Një burrë në Brezovicë gjendet pa shenja jete

Dje pasdite është raportuar në Polici se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Brezovicë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media

Back to top button