Një burrë nga Podujeva dhe një grua nga Ferizaj humbën betejën me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 133 raste të reja. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur 1 burrë dhe 1 grua.
Viktima e gjinisë mashkullore është e moshës 50-59 vjeç dhe është nga komuna e Podujevës, ndërsa viktima e gjinisë femërore është e moshës mbi 80 vjeç dhe është nga komuna e Ferizajt.
“Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625. Në total numri i rasteve aktive është 6.077.”, ka informuar MSh./21Media
