Një burrë paraqitet si vëllai i Linda Hakajt, i merr paratë e dasmës në emër të këng

Një rast i pazakontë i ka ndodhur këngëtares së njohur të muzikës shqipe, Linda Hakaj. Një person që mban mbiemrin e njëjtë me të është paraqitur si vëllai i saj duke rezervuar dasmë në emër të saj dhe ka marrë të gjitha paratë e prenotimit.
Këngëtarja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se ajo nuk qëndron prapa këtij akti, nuk e ka vëlla personin në fjalë si dhe ka treguar se nuk ka menaxher, pasi që i menaxhon vet organizimet ku ajo merr pjesë.
“Një person me emrin Shpejtim Hakaj (qe nuk e njoh as nuk e kame asgjë ne fis)është lajmëru ne emrin tim kinse vëllai im , dhe i ka marre te hollat kinse unë i paskam kërkua komplet paret dhe te dielën paska qene dashtë me qene ne darsem , gjë qe unë nuk kam menaxher për dasmat i mija unë flas vet me dasmoret. Ju lutem nëse dikush lajmërohet ne emrin tim mos pranoni te bisedoni sepse nuk kam menaxher( i menaxhoj vet). Nuk i jap llogari askujt për te tilla raste sepse me mbiemrin Hakaj ka shume por nuk i njof.
049287864 është nr im personal per te gjithë ata qe janë te interesuar për dasmat dhe ahengjet e juaja familjare. Rastin do ta paraqes ne Policin e Kosovës dhe do ti shkoj deri ne fund kësaj pune.”, shkroi Hakaj në Facebook./21Media

Back to top button