Një burrë tentoi ta dhunojë një burrë tjetër në Istog

Dje është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunojë një burrë tjetër më 26 shtator në Istog.
Policia e Kosovës këtë rast e cilësuar si “dhunim në tentativë”.
“Me 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar dhe është inicuar si dhunim në tentativë./21Media
 

Back to top button