Policia e Kosovës arreston një rus që po futej në Kosovë

Mbrëmë rreth orës 20:10 është arrestuar një shtetas rus në pikën kufitare Kullë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10, pasi që i dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndalë për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë e cila ishte në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 dollar amerikan dhe 2000 euro.
“Raportohet se i dyshuari mashkull, shtetas rus, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndarë për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë e cila ishte në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 (dhjetë mijë) dollar amerikan dhe 2000 (dy mijë) euro pasi që i dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme./21Media

Back to top button