“Një ekip ushtarak-mjekësor vjen nga Italia në Kosovë për ndihmë në luftën anti-Covid-19”

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, të cilit i ka shprehur mirënjohje për kontributin e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si partner strategjik.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, ka thënë kryediplomatja e Kosovës, ka njoftuar MPJD.

Gjatë bisedës, siç është bërë e ditur në komunikatë, është folur edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast Ministrja Haradinaj – Stublla ka kërkuar nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi./21Media

Back to top button