Një fëmijë 1 vjeç vdiq si pasojë e aksidentit në Kamenicë

Një fëmijë i moshës 1 vjeç ka vdekur të shtunën në qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur të premten në Kamenicë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha Hashani.
Kujtojmë se në këtë aksident i cili ka ndodhur një ditë më parë rreth rës 10: 43 ka vdekur edhe një burrë 33 vjeç./21Media

Back to top button