Një fëmijë bie nga një lartësi e një objekti në Dragodan

Sot rreth orës 12:25, në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.
Po ashtu policia ka bërë të ditur se janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme./21Media

Back to top button