Një grua lëndohet në rimorkion e traktorit, dërgohet në QKUK

Policia ka njoftuar se dje në Emergjencën e Vushtrrisë kishte arritur një grua e cila dyshohet se ishte lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj.
Sipas mjekut gjendja e saj ka qenë e rëndë, prandaj është dërguar për në QKUK.
“Raportohet se në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë ka kërkuar ndihmë viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj. Sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button