Një grua në Arkansas gjen një diamant 4.38 karatë në një park

Një grua e identifikuar si Noreen Wredberg, gjeti një diamant të verdhë 4.38 karat në Arkansas në parkun “Crater of Diamonds” muajin e kaluar, bëri të ditur Departamenti i Parqeve të Shtetit.
Wredberg dhe burri i saj, Michael nga Granite Bay California shkuan në Parkun Kombëtar më 23 shtator disa ditë pasi ra shi, gjë që krijoi kushte perfekte për të gjetur diamante.
“Toka ishte tharë pak dhe dielli ishte jashtë kur Wredberg vizitoi dy ditë më vonë parkun. Ajo ishte në vendin e duhur për të parë shkëlqimin e diamantit të saj në rrezet e diellit të mëngjesit”, tha Waymon Cox në një njoftim.
Wredberg ishte në kërkim për rreth një orë kur ajo vuri re perlën e verdhë.
“Unë nuk e dija që ishte një diamant, por ishte i pastër dhe me shkëlqim, kështu që e mora!”, tha ajo.

Arkansas është i vetmi shtet me një minierë publike diamanti. Kur vizitorët gjejnë diamante, i çojnë në Qendrën “Diamond Discovery”, e cila konfirmoi se shkëmbi i madhësisë së fasuleve të Wredberg ishte me të vërtetë një diamant.
Sipas mediave lokale, ky është diamanti më i madh i gjetur në park që nga viti kaluar.
Wredberg, e cila do ta mbajë diamantin që gjeti, akoma nuk është e sigurt se çfarë do të bëjë me të.
Më shumë se 75,000 diamante janë zbuluar në Kraterin e Diamantëve që nga viti 1906./21Media

Back to top button