Një grua raporton se u sulmua fizikisht nga djali i saj

Një grua në Lipjan ka raportuar të premten në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Në rast është kyçur edhe bashkëshorti i viktimës. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button