Një i armatosur vrau tetë persona në një qendër tregtare

Një person i armatosur ka vrarë tetë persona në një qendër tregtare në veri të Dallas, Teksas, thonë shërbimet e urgjencës.

Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare në qytetin Allen, pasi dëshmitarët okularë përshkruan një burrë që qëllonte pa dallim drejt kalimtarëve.

Policia tha se e qëlluan për vdekje të armatosurin dhe besojnë se ai veproi i vetëm.

Mësohet se disa nga viktimat janë fëmijë. Të paktën shtatë persona po trajtohen në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shefi i zjarrfikësve të Allen, Jonathan Boyd, tha se shtatë persona, përfshirë personin e armatosur, u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy vdiqën më vonë në spital.

Mosha e viktimave varion nga 5 deri në 51 vjeç, sipas një zëdhënësi të spitalit.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e përshkroi të shtënat si një “tragjedi të patregueshme” dhe tha se shteti ishte i gatshëm të ofronte çdo ndihmë për autoritetet lokale./21Media

Back to top button